Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i është rikthyer marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA gjatë një takimi elektoral në Istog.

Hoti pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit siguron se në SHBA për Kosovën nuk kishte as thika, dhe as harta.

Ai shton se në Uashington si kryeministër i Kosovës gjeti një marrëveshje e cila vetëm forconte shtetin, teksa dhe rezultat edhe me një njohje pas plot 3 vjetësh.

“Por, mbi të gjitha nga problemet fundamentale të shtetësisë që na i sollën qeveritë e kaluara. Dhe është dashur të bëjmë shumë punë për të kthyer kursin aty ku duhet. E kemi gjetur Kosovën të izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga miku më i madh që ka Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pas disa jave ne kemi marrë ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kur kemi shkuar s’kemi gjetur as harta, as thika as një gjë. Kemi gjetur një marrëveshje për ta negociuar dhe për ta nënshkruar, e cila forcon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo ka rezultuar me një njohje mjaft të rëndësishme pas tre vjetësh”.- tha Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb