Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ka parashikuar zhdukjen e saj nga skena politike.

“Ka pasur edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezoni është zhdukur. Ka pasur në Greqi, Austri, dhe në vende tjera…”, është shprehur Hoti në Klan Kosova.

“Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket plotësisht, sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira, por në standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat” .

Kurrë nuk kemi ndryshuar në parimet tona si parti. Nuk jemi parti sezonale”, ka thënë Hoti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb