Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën 100 ditë nga marrja e detyrës dhe ka një mesazh për qytetarët por edhe për rivalët.
Hoti thotë se Kosova tashmë nuk është më e izoluar sicc ishte për disa vite të shkuara, por është kthyer në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Ai thotë se për 100 ditë Kosova e arriti këtë qëllim pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve.
Në fakt nën qeverinë Hoti Kosova shënoi rikthimin në dialog por edhe marrëveshjen Kosovë- Serbi që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në praninë e Trump.

 

 

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejti edhe ne qendrat e tjera.

Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.

Zoti i bekofte miqte tane.
Zoti e bekofte Kosoven.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb