Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti pohoi se nesër do të nënshkruhet një marrëveshje me SHBA-në, që në të ardhmen do të sjellë miliona euro investime.

Hoti theksoi se kjo marrëveshje do të sjell miliona dollarë investime për Kosovën gjatë viteve të ardhshme.

“Nesër do të nënshkruaj marrëveshje tjetër që derivon nga ajo e 4 shtatorit mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së. Me marrëveshjen e re në vitet e ardhshme do të sillen qindra milionë dollarë për investime në Kosovë”, ka thënë Hoti në Klan Kosova. Hoti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit është historike për Kosovën, ndërkaq kjo e reja sipas tij do të sjell investime amerikane në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb