Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar hartën me përhapjen e infektimit të COVID-19 në gjithë vendin.

Bie në sy se disa prej komunave janë tashmë zona të kuqe si Prishtina, Fushë-Kosova, Podujeva, Gjilani, Ferizaj, Gjakova dhe Peja.

Hoti thekson se nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për secilën komunë teksa i bën thirrje qytetarëve të mos shtojnë nga pakujdesia numrin e të infektuarve.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Të nderuar qytetarë,
Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb