KOSOVA

Kosova do të shkojë e koordinuar politikisht në dialogun me Serbinë të drejtuar nga qeveria e re.

Pas takimit të sotëm informal, Hoti ka thënë se do të jetë një koordinim mes palëve në Kosovë për dialogun në Serbi, mes tij, Thaçit por edhe opozitës.

Hoti ka ftuar opozitën e Kosovës që të përfshihet në dialogun me Serbinë. Ende nuk dihet kush do jetë ‘de facto’ kryenegociator dhe këtu nisi dhe ‘përplasja’ në distancë mes dy politikanëve.

 

 

“Unë sot kisha një takim me presidentin e vendit me kërkesën time për ta njoftuar lidhur me pozicionin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pozicionin e dialogut. Unë kam pasur takime me të gjithë parnerët e koalicionit. Kam bërë ftesa për opozitën. Edhe sot përmes juve i ftoj ata që të pranojnë të na dëgjojnë cfarë kemi për të thënë për proicesine  dialogut. Platformë e kemi bërë publike në një konfernecë në AShAK. Ky process është i të gjithë qytetarëve dhe partive.  Do të mundohem të krijoj një koncensus të plotë mes të gjitha forcave politike për një proces të rëndësishëm. Ne jemi në pikë kur duhet të  përmbyllet ky proces dhe është me rëndësi të jemi së bashku në këtë proces.”, tha Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb