Ndeshja me emocione në basketbollin amerikan, në sfidat e së mërkurës në mbrëmje ishte ajo mes kryesueseve të NBA Cleveland Cavaljers dhe Houston Rockets. Skuadra e Cleveland u mund 109-108 nga Houston në sekondat e fundit të ndeshjes. Garland realizoi 26 pikë për kryesuesit e NBA-së, por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (VanVleet me 26 pikë më i miri).

Pa probleme fiton Oklahoma, skuadra që kryeson renditjen në Perëndim, që mundi 123-114 Utah Jazz. Ndeshje magjike për Alexander Shai, që realizoi 54 pikë për skuadrën e Thunder, protagonist absolut i këtij sezoni.

Pas kohës shtesë fiton Boston, që triumfoi 117-113 ndaj Clippers. Dyshja Brown-Tatum realizoi 49 pikë së bashku.

Në sekondat e fundit fiton edhe Minnesota, që mundi 115-114 Dallas jashtë fushe, sfidë ku u dallua McDaniels me 27 pikë.

Nuk zhgënjen ekipi i Phoenix, që falë 32 pikëve të Booker dhe 24 të Durant, mundi 108-84 Brooklyn.

Vazhdon sezoni me hope i Golden State, që u mund 123-117 nga Sacramento, sfidë ku DeRozan realizoi 32 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: