SHKUP – Mediat raportuan një ditë më parë se mes të lënduarve në tragjedinë që ndodhi në Mekë ishte edhe Hoxha Sadullah Bajrami nga Kumanova. Por Hoxha Sadullah Bajrami njoftoi sot se është mirë dhe bëri të ditur se kishte patur një gjendje të fikti nga temperaturat e larta.

Në tragjedinë e djeshme që tronditi mbarë botën, në ditën e Bajramit, në Mekë humbën jetën të paktën 717 njerëz dhe 863 u lënduan pasi u shtypën nga turma në Mina, vend rreth 10 kilometra në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, ku myslimanët u mblodhën për të kryer ritualin e gjuajtjes me gurë në drejtim të “djallit”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: