Nuk ka supriza në “Selman Stërmasi”. Partizani mund 2-0 Luftëtarin dhe nis shkëputjen në misionin për mbrojtjen e titullit kampion. Gjithç u vendos në pjesën e dytë me dy gola të shpejtë të vendasve, ndërsa në pjesën e parë, protagonist ishte Alban Hoxha me portierin që i mohoi epësinë gjirokastritëve me 11-metërshin e pritur në dëm të Rapos.

74443921 1185519304975797 4076203514735362048 N
74443921 1185519304975797 4076203514735362048 N

Skuadra e Franko lerda e nisi sfidën në sulm dhe pa u plotësuar miniuta e tretë vetëm shtyllat i mohuan avantazhin të zotëve të shtëpisë. Kampionët e Superligës vijuan presionin, por në momentin e tyre më të mirë ndeshja rrezikoi të merrte një kthesë të rrezikshme. Dushkaj rrëzohet brenda zonës pas kontaktit me Bitrin dhe për kryesorin Shahini është penallti.

73342372 1185502774977450 7317244578564669440 N
73342372 1185502774977450 7317244578564669440 N

Goditjen e merr përsipër Rapo që humbet duelin e kapitenëve përballë Hoxhës. Luftëtari provon sërish të suprizojë me Dushkaj në minutën e 22-të, por sërish I përgatitur shfaqet portieri i Partizanit që kthen sërish lojën në shinat e pritshmërive. Partizani nis një tjetër ofensivë që vazhdon deri në fundin e pjesës së parë, por pa arritur të ndryshojë rezultatin. Pushimi në dhomat e zhveshjes nuk ul ritmin e të besurve të Lerdas, që me rikthimin në fushë rregullojnë edhe shënjestrën. Kështu, goli I epërsisë nuk vonon dhe është Çinari që shënon në minutën e 54-rt.

Partizani Asani
Partizani Asani

Të shokuar gjirokastritët, që vetëm dy minuta më pas marrin edhe goditjen e KO me 11-metërshin e kthyer në gol nga Asani. Me fitoren të sigurtë, të kuqtë ulin ndjeshëm ritmin dhe provojnë pak për të thelluar rezultatin. Pa forcë për të reaguar Luftëtari, që në fund pajtohet me suksesin e Partizanit, që jo vetëm ruan kryesimin, por detyron rivalët direktë në garën për titull të largohen më shumë në tabelën e renditjes.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: