Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD Indrit Hoxha është takuar me Sekretarin e Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme zotin Anastasios Chatzivasileiou në selinë e parlamentit grek.

Hoxha shkruan se në takim u diskutua dhe u ra dakord për një bashkëpunim më të ngushtë dhe intensiv mes dy partive tona simotra. Ai bën të ditur dhe sugjerimin e zyrtarit grek ë Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë flamurtare për integrimin europian të Shqipërisë si një parti e krijuar në këtë frymë.

“Sot zhvillova një takim zyrtar me Sekretarin e Komitetit të Përhershëm të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme zotin Anastasios Chatzivasileiou në selinë e parlamentit grek.
Në këtë takim u diskutua dhe u ra dakord për një bashkëpunim më të ngushtë dhe intensiv mes dy partive tona simotra Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Demokracia e Re Greke.
E informova z. Chatzivasileiou për të gjitha zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike duke i shprehur dhe falënderimet më të përzemërta të kryetarit të partisë z.Berisha.
Ramë dakord që në zgjedhjet e ardhshme si në Greqi dhe në Shqipëri të kemi një bashkëpunim dhe koordinim midis dy partive me strukturat tona.
Z. Anastasios CHatzivasileiou Sugjeroi që Partia Demokratike e Shqipërisë të jetë flamurtare për integrimin europian të Shqipërisë si një parti e krijuar në këtë frymë”, shkruan Hoxha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb