BRUKSEL- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e Bashkimit Europian sa i takon liberalizimit të vizave dhe se demarkacioni është bllokuesi kryesor.

Nga Brukseli për InfoBox të RTV Dukagjinit Hoxhaj tha se BE-ja mbetet e vendosur që Kosova ta bëjë përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, para se të i jap dritën jeshile qytetarëve për zonën Shenghen.

“Ratifikimi i marrëveshjes për demarkim mbetet kusht. Ky ishte qëndrimi që u tha në takim. Ky ishte qëndrimi që u tha në konferencë për shtyp. Dhe ne duhet të shohim si elitë politike, si bartës të institucioneve, si bartës të partive politike, se çfarë forme t’i qasemi kësaj çështjeje dhe a do të ketë mundësi të krijojmë një momentum të ri që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza”, tha Hoxha për RTV Dukagjini.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: