Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shanse që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj deklaroi se diskursi politik destruktiv nga ana e liderëve të Serbisë në rënd të parë, e vë në rrezik dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministri tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ashtu siç edhe pajtimi mes popujve është i pamundur pa njohjen e ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodh pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: