PRISHTINE- Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nesër Komisioni Evropian (KE) do ta miratojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën.

“Kjo është bërë e ditur sot në Parlamentin Evropian dhe është lajm i mirë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj para pak çastesh në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, procesi i MSA-së me BE-në është një proces përgjatë të cilit vendi që ka dëshirë të krijojë marrëdhënie më të afërta me BE-në – sidomos në fushën e tregtisë së lirë – dhe kalon nëpër reforma legjislative dhe administrative për tu përgatitur për një gjë të tillë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: