IZRAEL- Gazeta “Jerusalem Post” ka publikuar një intervistë me ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj i cili qëndroi në një vizitë disa ditore në Izrael.
Sipas gazetës, qeveritarët izraelitë u treguan të ftohtë ndaj kërkesës për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vizitës së kreut të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, pavarësisht faktit që Kosova shfaq haptazi admirim për Izraelin.
Hoxhaj është pritur me shtrëngime duarsh në Izrael gjatë javës, por nuk ka realizuar asnjë takim zyrtar qeveritar duke u kthyer në shtëpi pasi tre ditësh pa asnjë gjë të cilën mund ta ketë ëndërruar, një zotim publik për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Jerusalemin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: