Zëvendëskryeminisri në largim i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tërheqja e parë e njohes së Kosovës ka qenë nga Surinami në 2017, para se dikush të fliste për korrigjim të kufijve.

Ai thotë se një shtet i rajonit iu ka thënë se Serbia është duke përgatitur fushatë për tërheqjen e njohjeve, dhe sipas tij janë përmendur edhe mjetet të cilat do të përdoren për tërheqje të njohjeve.

Hoxhaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se për të, tërheqja e njohjeve nuk ka qenë situatë e re.
“Janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet. Ne duhet ta kuptojmë njëherë karakterin e shtetësisë tonë. Nëse ne do të ishim anëtarë i OKB-së, njohja do të ishte universale. Në këtë situatë kur një vend e njeh Kosovën duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike. Ka disa të vërteta që janë të lëndueshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se kanë informata që edhe 10 vende tjera mund ta tërheqin njohjen.
“Unë kam informata të besueshme dhe në raportin diplomatik kjo është serioze. Ne e kemi përdorur dialogun për me marrë njohje”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që ka plan operativ dhe mendim strategjik, derisa ka shtuar se kanë mundur të parandalohen tërheqjet e njohjeve.
Më tej ka shtuar se duhet të koordinohen me partnerët që të rikthehen njohjet dhe të kërkojnë nga Serbia ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Ne mund të flasim për korrigjim të kufijve por jemi larg të vërtetës, sepse asgjë nuk ka të bëjë”, ka thënë ai.

Hoxhaj, ka thënë se Vetëvendosja ka dashur t’i jap më shumë të drejta serbëve.
Ai thotë qasja e VV-së që duhet të ketë dialog të brendshëm më serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë, ka qenë e gabueshme dhe e pamenduar.
“Qasja juaj që duhet të ketë dialog të brendshëm me serbët e suspendon kapitullin 35”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb