Ish-zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se vetëm në shtetet me regjime autoritare mund të organizohen protesta nga partitë në pushtet, duke komentuar protestën e Vetëvendosjes.

Deputeti i PDK-së, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme.

“Shembujt janë të shumtë kudo në botë kur protestat përdoren si instrumente të fundit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të dhunshme”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se Kosova sot përjetoi vetëm tronditjen e parë të shkundjes së demokracisë dhe rendit të saj kushtetues që duke u thirr në të drejtat e qytetarëve për të protestuar po shantazhon dhe kërcënon pavarësinë e pushteteve të tjera sikurse ai i gjyqësorit.

“Është e papranueshme dhe e rrezikshme një protestë sot në kohën kur Gjykata Kushtetuese është mbledhur për të kryer punën e saj profesionale. Ky është sulm i drejtpërdrejt ndaj punës, integritetit dhe pavarësisë të secilit anëtar të Gjykatës, e mbi të gjitha ndaj demokracisë tonë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb