Kombëtarja shqiptare është grumbulluar ditën e sotme në Stamboll, ku do të përgatitet për takimin miqësor ndaj Turqisë. Ajo që bie në sy është harmonia e shkëlqyer brenda grupin, ku nuk mungojnë as postimit pikante në rrjetin social Instagram.

Ka qenë mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj i cili nëpërmjet disa videove të shkurtëra në “Story” ka publikuar Frederik Veselin dhe Alban Hoxhaj duke fjetur gjumë në divan.

Nuk mund të mungonin dhe postimet e Mërgim Mavrajt, i cili ka shpërndarë disa sekuenca nga dhoma, së bashku me Berat Gjimshitin, Arlind Ajetin dhe Naser Alijin të shtrirë në dysheme. Për më tepër ndiqni videot. (panorama sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb