E drejta dhe drejtësia do të arrijnë më 5 maj, ka porositur lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në takim me banorët e lagjes “Karposh” të Kumanovës.

Mickoski tha se gjatë kohës së fushatës kanë kaluar më shumë se 10 mijë kilometra, se kanë pasur më shumë se 150 tubime, ngjarje, takime, kanë biseduar me mijëra qytetarë.

“Brenga është e madhe, njerëzit jetojnë mundimshëm. Shpeshherë krahas kritikës ndaj këtyre mashtruesve zgjedhor të cilët premtojnë jetë, ndërsa sollën ferr, dinë të na kritikojnë edhe për gabimet tona në të kaluarën. Asnjëherë nuk kam zhvilluar as do të zhvillojë alibi politikë dhe çdo gabim e pranoj në vete dhe kërkoj falje”, ka thënë Mickoski.

Ai ka kërkuar mundësi të tregojnë se janë të ndryshëm nga të tashmit dhe ka shtuar se në rrethin e parë kanë fituar në 47 komuna, ndërsa në të dytin do të fitojnë në më shumë se 50 komuna. Tha se pranon betejë me vepra, politika, projekte, por nuk mund të kalojë përmes presioneve joparimore dhe ka përsëritur se më 5 maj do të fitojë Siljanovska.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb