DURRËS

Një aksident me vdekje ka ndodhur afër mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës. Një kamion me targat AA 216 AE me drejtues A.B, ka përplasur një kalimtar 50- vjeçari cili ka mbetur i vdekur në vend.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se ambulanca shkoi drejt vendit të ngjarjes për të transportuar të plagosurin për në spitalin e Durrësit, por ishte shumë  vonë . Ndërkohë ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2020, rreth orës 17:00, tek vendi i quajtur mbikalimi i Shkozetit, shtetasi A.B., duke drejtuar mjetin tip “Man” kamion, ka aksidentuar një këmbësor rreth 50 vjeç, i gjinise mashkull , akoma i pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb