Ndonjëherë zemra nuk mjafton. Ballkani i Ilir Dajës u përball denjësisht me Slavian e Preagës ën Çeki, por në fund festojnë vendasit falë fitores 3-2. (Conference League).

Ekipi nga Suhareka mori avantazhin me Krasniqin, duke shkaktuar një surprizë të madhe në minutën e 23-të. Gjithsesi vendasit do kundërpërgjigjeshin me Jurasek në të 26-të. Skuadra dardane do merrte sërish epërsinë brenda pjesës së parë me Korenicën.Djemtë e Trisovskit nuk e vonojnë shumë barazimin, me anë të ish-it të Skënderbeut, Olayinka. Për përmbysjen mendon Masopust (41′).

 

 

Pjesa e dytë nuk dhuroi asgjë, përveç një kartoni të kuq të Thaqit. Ballkani kështu renditet në vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Slavia e Pragës kryeson grupin me 4 pikë.Pavarësisht rezultateve, skuadra nga Kosova po bën paraqitje mjaft të mira në Europë, duke merituar kështu edhe duartrokitjet e kundërshtarëve.

Conference League

Jy
Jy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb