Me të drejtë çdokush do të mendonte se po drejtohen një hapësirë të pastër e të gjelbër pranë detit, teksa i afrohet pylli me pisha në Spille, por gabohet. Teksa afrohesh në këtë zonë, ku një numër jo i vogël pushuesish drejtohet për të frekuentuar plazhin publik, sheh se ajo që mbetet pas një dite pushimi është shumë e hidhur.

Qese plastike më mbeturina, shishe të hedhura aty-këtu, kanoçe bosh, copëza shalqiri e deri te pampersat e fëmijëve, të “vrasin sytë” në këtë zonë të gjelbëruar, ku pak me tej është deti.
Pikërisht plazhistët që i drejtohen pyllit me pisha në zonë e Spillesë lënë pas mbeturinat, duke mos denjuar t’i çojnë ato në vendgrumbullimet e caktuara.

Kilometra të tëra nga ky plazh janë mbushur me qese mbeturinash, e madje kë të tillë qytetarë që edhe i kanë varur nëpër pemë.

E mbase aty do të mbeten deri në vitin e ardhshëm, ku para sezonit turistik ndonjë aksion vullnetarësh apo nxënësish, do angazhohen të rregullojnë të që shkatërrojnë sot pushuesit e papërgjegjshëm.
Ndërkohë, në këtë zonë mungon edhe kujdesi i Komunës, e cila ka vendosur shumë pak kazanë plehrash, vetëm në hyrje të fshatit bregdetar, dhe nuk kujdeset të shkojë numrin e tyre.

Mungesa e këtyre pikave të grumbullimit të mbeturinave, por edhe mungesa e ndërgjegjësimit nga vetë qytetarët, bën që pas çdo dreke të konsumuar nga pushuesit tek pylli me pisha në Spille, të kemi pas më shumë qese, plehra, e ndotje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb