TIRANE- Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Arben Ahmetaj ka përshëndetur vendimin e Bankës Botërore për akordimin e huas prej 1.2 miliardë dollarë, ndërsa theksoi se ky aprovim ishte një përgjigje për të gjithë skeptikët. Në një deklaratë për media, Ahmetaj theksoi se ky fond, i akorduar për 5 vitet e ardhshme, do të jap mundësinë në avancimin e mëtejshëm të reformave strukturore në ndihmë të ekonomisë shqiptare.
“Banka Boterore i akordoi 1.2 miliard dollarë hua Shqipërisë. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, pasi është një fond që ka interesa të vogla. Ky fond do ë mundësojë avancimin reformave që po merren nga qeveria. Huaja do të mbështetet mbi ecurinë e reformave, pasi është garanci shtesë, se do të vazhdohet intensivisht. Për të sjellë një zhvillim funksional të rrugës së ekonomisë.”, pohoi Ahmetaj.
Nga ana tjetër, Ahmetaj theksoi se ky hap tregon një diferencë të skajshme, duke treguar një besim në rritje nga Banka Botërore, por dhe nga partner të tjerë. “Po punohet për rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Janë rritur 10 për qind vende të reja pune. Kolona e tretë është forcimi i sektorit. Deri në qershor do kalojnë një numër i madh ligjesh në parlament. Siç është ligji i Turizmit, një ligj organik dhe ligji; kuadër i investimeve, që garanton siguri maksimale.”, tha Ahmetaj.
(ed.me/BalkanWeb)