Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë në vëmendje sërish shqetësimin e tij për huamarrjen e re të qeverisë me vlerë 500 milionë euro.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Meta thekson se kjo është një tjetër tronditje për borxhin publik.

MESAZHI I METES
Edhe pse, si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD në vitin 2022, është tepër e dyshimtë humarrja e re prej 500 milion eurosh, që Qeveria ka planifikuar. Kjo huamarrje do të jetë një tjetër tronditje për borxhin publik, i cili aktualisht është 107% dhe pritet të rritet akoma dhe më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb