Pajisja më e re e Huawei, CloudEngine S12700E, është e para në industri që fiton këtë çmim me rezultatin më të lartë. Kompania mbështet qëndrueshmërinë e rrjetit dhe ndërtimin e të ardhmes teknologjike së bashku

Produkti më i shitur i Huawei, CloudEngine S12700E fitoi çmimin e lakmuar “Frost & Sullivan 2020” me rezultatin më të lartë prej 9.6 pikë nga 10 gjithsej. Kjo është hera e parë që një rrjet kampusi (switch) fiton këtë çmim, duke nënkuptuar fuqinë udhëheqëse në industri dhe diferencimin e pajisjeve të Huawei.

Frost & Sullivan është një kompani e njohur botërore këshilluese që mbledh së bashku një panel profesionistësh çdo vit për të vlerësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse produktet e shitësve të ndryshëm bazuar në dy faktorë kryesorë që janë: zhvillimi i teknologjisë dhe ndikimi te klienti. Duke u bazuar në rezultatet e vlerësimit, Frost & Sullivan jep çmimin për shitësit që shfaqin aftësi udhëheqëse në teknologji, sjellin risi, mbështesin shërbimin ndaj klientit dhe zhvillimin strategjik të produktit, duke ndihmuar kompanitë e IT të kenë më shumë informuacion para se të vendosin për blerjen e pajisjeve të ndryshme.

Cloudengine S12700e
Cloudengine S12700e

Në përzgjedhjen e çmimeve të këtij viti, Frost & Sullivan në mënyrë gjithëpërfshirëse hulumtoi dhe vlerësoi produktet më të shitura “campus switches” nga shitësit kryesorë. Pas 10 raundeve të përzgjedhjes nga një panel profesionistësh i përbërë nga ekspertë të industrisë dhe drejtues kërkimesh, Huawei CloudEngine S12700E u veçua për arkitekturën e saj të përparuar, performancën, përvojën e garantuar dhe mirëmbajtjen e funksionimin e thjeshtë. Konkretisht, CloudEngine S12700E renditet e para në të dyja kriteret teknologjike të vlerësimit, përkatësisht me 9.7 pikë për zhvillimin e teknologjisë dhe 9.5 pikë për ndikimin te klienti.

“Huawei është angazhuar të sigurojë zgjidhjet më të përparuara për rrjetet e kampusit dhe “switches” për klientët e ndërmarrjeve globale të të gjitha industrive. Jemi të kënaqur që CloudEngine S12700E i prodhuar nga Huawei ka fituar këtë çmim prestigjioz, i cili nënkupton se pajisjet e Huawei “Campus Switches” njihen gjerësisht nga klientët globalë dhe ekspertët e industrisë,” tha Li Xing, Drejtuesi për Produktet e Komunikimit të të Dhënave në Huawei. “Në të ardhmen po ashtu, do vazhdojmë angazhimin tonë që ka në fokus klientët dhe risitë e vazhdueshme, dhe do ndihmojmë klientët t`u bashkohen rrjeteve kampus plotësisht të lidhura, për të përshpejtuar udhëtimin e tyre drejt transformimit digjital. Ne gjithashtu jemi jashtëzakonisht mirënjohës për shkëmbimin e njohurive me klientët dhe ekspertët gjatë përzgjedhjes së çmimit si udhëheqës të teknologjisë”.

Besimi i përbashkët si nga klientët, ashtu edhe ekspertët, i atribuohet performancës kryesore dhe risive të shumta të CloudEngine S12700E, pajisjes më të shitur të Huawei.

  • CloudEngine S12700E përshtat një arkitekturë novatore që ndan planin e kontrollit nga plani i ndryshimit “switching plane”. Kjo lejon që gjerësia e brezit të rritet thjesht duke përmirësuar njësinë SFU (switch fabric unit).Për më tepër, CloudEngine S12700E arrin një kapacitet të lartë prej 57,6 Tbps, gjashtë herë më shumë se mesatarja e industrisë. Kjo i hap rrugën evolucionit të rrjetit të kampuseve të ndërmarrjeve të mëdha gjatë dekadës së ardhshme.
  • CloudEngine S12700E prezanton në mënyrë novatore një mekanizëm të kalimit të qelizave qëarrin transferimin e të dhënave pa asnjë ndalesë apo humbje, duke u bazuar në balancimin dinamik të ngarkesës. Ky dizajn zgjidh në mënyrë efikase problemin e bllokimit me të cilin përballen teknologjitë e ndërrimit të paketave “switching technologies” me bazë algoritmi konvencional hash dhe në këtë mënyrë siguron përvojën e shërbimit të përdoruesve të rrjetit të gjerë.
  • Projektuar për të udhëhequr industrinë për kontrollin e aksesit pa tel (WAC), pajisja CloudEngine S12700E implementon konvergjencën me dhe pa tel duke menaxhuar një maksimum prej 10,240 pikash aksesi pa tel (AP) dhe duke mbështetur 50,000 përdorues të njëkohshëm. Ky është ndërrimi ideal i bërthamës “core switch” për rrjetet e kampusit plotësisht pa tel në epokën e Wi-Fi 6.

Deri më tani, “campus switches” të serive Huawei CloudEngine S kanë shërbyer për më shumë se 1500 klientë të rrjetit të kampuseve në të gjithë botën në sektorë të tillë si qeveri, arsim, financë, energji, transport, prodhim e shitje me pakicë, duke i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre drejt transformimit digjital.

Për më shumë informacion në lidhje me çmimin e akorduar, ju lutem vizitoni Frost & Sullivan 2020 Global Campus Switch Enabling Technology

Rreth Huawei

Huawei është ofrues kryesor global i infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente. Me zgjidhje të integruara në katër fusha kryesore – rrjetet e telekomit, IT, pajisjet inteligjente dhe shërbimet cloud – ne jemi të angazhuar të sjellim teknologjinë te çdo person, shtëpi dhe kompani për një botë plotësisht të lidhur, inteligjente.

Portofoli i produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Huawei-t janë të sigurta dhe konkurruese. Përmes bashkëpunimit të hapur me partnerët e ekosistemit, ne krijojmë vlera të qëndrueshme për klientët tanë, duke punuar për të fuqizuar njerëzit, pasuruar jetën në shtëpi dhe frymëzuar novacionin në organizata të të gjitha formave dhe madhësive.

Për Huawei-n, novacioni përqendrohet te nevojat e klientëve. Ne investojmë shumë në kërkimet themelore, duke u përqendruar në përparimet teknologjike që e çojnë botën përpara. Kompania ka si pjesë të saj rreth 194 mijë të punësuar në më shumë se 170 vende dhe rajone. E themeluar në vitin 1987, Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj.

Për më shumë informacion mund të vizitoni Huawei-n online në www.huawei.com ose na ndiqni në:

http://www.linkedin.com/company/Huawei

http://www.twitter.com/Huawei

http://www.facebook.com/Huawei

http://www.google.com/+Huawei

http://www.youtube.com/Huawei

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb