Paralelisht me InnoTrans 2022, Huawei mbajti Samitin e 9-të Global Hekurudhor, me temë “Duke nxitur dixhitalizimin në hekurudhat e ardhshme, krijojmë së bashku vlera të reja”. Samiti mblodhi së bashku udhëheqës të industrisë globale, partnerë të ekosistemit dhe ekspertë teknikë për të diskutuar të ardhmen e industrisë hekurudhore.

Në këtë samit, Huawei prezantoi zgjidhjen e sistemit të ardhshëm të komunikimit celular hekurudhor (FRMCS), e cila synon të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi të komunikimit celular hekurudhor më të sigurt, efikas dhe më të zgjuar. Në këtë prezantim morën pjesë Z. Wang Guoyu, COO i Huawei Aviation & Rail BU, si  dhe të ftuar të tjerë.

05
05

“Huawei i ndihmon konsumatorët që të shkojnë drejt dixhitalizimit. Ne përdorim teknologji novatore – të tilla si FRMCS, Wi-Fi 6 dhe rrjete tërësisht optike – për të riformuar lidhjet, rindërtuar platformat dixhitale dhe për të lehtësuar ndarjen dhe bashkëpunimin e të dhënave në sisteme të shumta shërbimesh në industrinë hekurudhore. Shpresojmë të mundësojmë operacione inteligjente hekurudhore dhe O&M përmes novacionit të përbashkët me partnerët tanë,” tha Z. Xiang Xi, Zëvendës President i Huawei Aviation & Rail BU.

Duke iu përmbajtur konceptit të hapjes dhe bashkëpunimit, Huawei është përkushtuar të drejtojë transformimin dixhital së bashku me klientët hekurudhor dhe partnerët e ekosistemit. Ne plotësojmë pikat e forta të njëri-tjetrit, inovojmë së bashku, eksplorojmë standardet e industrisë dhe ndërtojmë një ekosistem për dixhitalizimin e hekurudhave.

Në samit, Jeffrey Sim, CEO i SBS Transit Rail Business, shpjegoi udhëtimin dixhital të kompanisë. Vincenzo Bloise, Drejtor i Shitjeve Ndërkombëtare të Almaviva, prezantoi sesi zgjidhjet moderne të TIK-ut mund të nxisin dixhitalizimin në hekurudha dhe z. Li Jie, President i Huawei Enterprise Wireless Domain, demonstroi se si zgjidhja FRMCS e Huawei mundëson dixhitalizimin e hekurudhave. Për më tepër, Steven Xiong, CTO për industrinë hekurudhore të Huawei Aviation & Rail BU, mbajti një fjalim të rëndësishëm të titulluar “Duke nxitur dixhitalizimin në hekurudhat e ardhshme, krijojmë së bashku vlera të reja”, dhe ndau me të ftuarit rastet e përbashkëta të dixhitalizimit të industrisë.

Huawei prezantoi zgjidhjet e tij novatore dhe produktet kryesore për industrinë hekurudhore në InnoTrans 2022. Këtu përfshihen infrastruktura kryesore e TIK-ut, energjia e gjelbër, hekurudhat urbane inteligjente dhe zgjidhjet inteligjente hekurudhore.

Huawei synon të riformojë lidhjen hekurudhore dhe të mundësojë zhvillim të sigurt, inteligjent, të gjelbër dhe të qëndrueshëm. Ne do të vazhdojmë të hyjmë më thellë në praktika novatore dhe të vendosim teknologjitë kryesore të komunikimit dhe inovacionit për të hedhur një themel dixhital për industrinë. Huawei, në bashkëpunim me partnerët tanë do të ndërtojë aplikacione inteligjente, duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme transformimin dixhital të industrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb