Për të dytin vit radhazi, Huawei në Shqipëri nëpërmjet një takimi virtual ka mbyllur me sukses programin “Seeds for the Future”. Ky program synon të krijojë mundësi që mbështesin të rinjtë në zhvillimin e tyre profesional në fushën e teknologjisë së informacionit duke i bërë më konkurrues në tregun e punës. Studentët e certifikuar përpos faktit që do të jenë të suksesshëm në tregun e punës nga njohuritë e përftuara, do të kenë mundësinë të jenë pjesë e Huawei Europian Talent Summit 2022 që do të mbahet në dhjetor të këtij viti në Athinë. Drejtuesi Ekzekutiv i Huawei në Shqipëri, Z.Sun Gang, profesorët dhe studentët e pranishëm në këtë ceremoni arritën në përfundimin se programi “Seeds for the Future” do të perfeksionojë studentët në fushën e teknologjisë dhe do të ndërtojë biznese të suksesshme në Shqipëri.

Gjiganti kinez i teknologjisë është kujdesur gjithmonë që të sjellë pranë studentëve shqiptarë praktikat më të fundit të teknologjisë elitare në botë. Drejtuesi Ekzekutiv i Huawei në Shqipëri, Z. Sun Gang në fjalën e tij u shpreh: “Ne si kompani patëm fatin që të ndajmë me ju eksperiencën në fushën e teknologjisë së informacionit duke sjellë ekologjinë elitare afër të rinjve që aspirojnë të perfeksionohen në këtë fushë. Huawei në bashkëpunim me Tirana Inc dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit nëpërmjet programit “Seeds for the Future” synoi të kontribuonte në arritjen e një vizioni të përbashkët me qëllim edukimin e të rinjve shqiptarë nëpërmjet një strategjie të qartë për të ardhmen e praktikave më të fundit të teknologjisë elitare në botë. Shkëmbimi i përvojave është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar nga sukseset e sfidat e njëri-tjetrit. Ne urojmë që ky bashkëpunim të ketë qenë sa më i frytshëm në këtë program sa sfidues, aq edhe gjithëpërfshirës në funksion të edukimit dhe të jetësimit të risive të fundit në fushën e teknologjisë së informacionit.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Programi “Seeds for the Future” kultivon talentet e reja me aftësitë e domosdoshme teknologjike duke i bërë më konkurues në tregun e punës. Zv. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Prof. Acos Indri Inesi e cilësoi këtë trajnim si një ndër programet që ndihmojnë së tepërmi në hendekun e krijuar midis studimeve universitare dhe tregut të punës. Ai u shpreh: “Faleminderit Huawei për bashkëpunimin. Programe të tilla janë shumë të rëndësishme për karrierën e studentëve. Uroj që bashkëpunimi për të sjellë programe të tilla në Shqipëri të vazhdojë edhe në të ardhmen.”

E pranishme në ceremoninë e mbylljes së programit “Seeds for the Future” ishte edhe Enida Sheme, Përgjegjëse e Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit. Ajo evidentoi avantazhet e përfitimit nga njohuritë e marra përmes këtij trajnimi. “Programet si “Seeds for the Future” mbështesin të rinjtë në zhvillimin e tyre profesional në fushën e teknologjisë së informacionit duke i bërë më konkurrues në tregun e punës. Studentët e certifikuar i përgëzoj dhe i uroj fat në karrierë. Departamenti jonë dhe studentët tanë do të jenë pjesë e këtyre programeve edhe në të ardhmen, falë bashkëpunimit me Huawei.”

Aleksandër Biberaj, drejtues i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit falenderoi gjigantin kinez të teknologjisë për mundësinë që i dha studentëve shqiptarë të njiheshin më nga afër me ekspertizën dhe përvojat e mjedisit global të biznesit. Ai u shpreh: “Jam krenar për studentët e mi. Faleminderit Huawei për bashkëpunimin dhe punën që ka bërë me studentët tanë. Ju jemi mirënjohës për praktikat më të fundit të teknologjisë elitare që keni sjellë pranë studentëve shqiptarë që ata të perfeksionohen në këtë fushë.”

Teknologjia po evoluon dhe ne duhet të përqafojmë të rejat më të fundit që ajo sjell. Drejtuesi ekzekutiv i New Media Group, Z. Gerti Boshnjaku përgëzoi Huawei për realizimin e programit “Seeds for the Future”, pasi programe të tilla ndihmojnë që të rinjtë të jenë të suksesshëm në tregun e punës. Ndër të tjera ai theksoi: “Programe të tilla ndikojnë në binomin “Universitet+Biznes”. Nëse ne do të investojmë në perfeksionimin profesional të studentëve, atëherë ne do të kemi biznese të suksesshme.”

Në fund të ceremonisë edhe studentët ndanë mendimin e tyre rreth programit “Seeds for the Future”. Klea Dushku evidentoi rëndësinë e këtij trajnimi në karrierën e studentëve. “Faleminderit për mundësinë që na jepni. Ishte kënaqësi absolute të isha pjesë e këtij programi. Programe të tilla janë shumë të rëndësishme për karrierën tonë.”

Programi global i Huawei “Seeds for the Future” është prezantuar për herë të parë në vitin 2008 dhe deri tani kanë përfituar prej tij rreth 12.000 studentë dhe 500 universitete nga e gjithë bota. Huawei çeli siparin e këtij trajnimi në Shqipëri vitin e kaluar dhe do të vazhdojë të sjellë në Shqipëri programe shkëmbimi pa pagesë duke i dhënë mundësi studentëve shqiptarë të eksplorojnë TIK-un e avancuar të kompanisë dhe të përmirësojnë zhvillimin e tyre profesional.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: