Gjiganti kinez i telekomunikacionit Huawei do të nisë zyrtarisht sistemin e tij të ri operativ HarmonyOS për smartphone më 2 qershor, specifikoi vetë kompania.

HarmonyOS është një sistem operativ me burim të hapur, i zhvilluar për pajisje dhe skenarë të ndryshëm, i lëshuar për herë të parë në pajisjet e “Internetit të Gjërave”, përfshirë pajisjet portative dhe tabletët në gusht 2019.

Huawei pret që numri i pajisjeve të pajisura me HarmonyOS të arrijë në 300 milionë deri në fund të vitit 2021 dhe që mbi 200 milionë prej tyre të jenë të markës Huawei.

Analistët e shohin HarmonyOS si një alternativë ndaj Android të Google dhe iOS të Apple.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: