Kompania kineze Huawei mbyll vitin 2019 me të ardhura në 19.1% të barabarta me 858.8 miliardë juanë (123 miliardë dollarë), në përputhje me objektivat e përcaktuara në fillim të vitit të kaluar, dhe një fitim neto prej 62.7 miliardë (+ 5.6%).

Ndërmarrja gjigande kishte ngritur objektivin e saj të të ardhurave në 135 miliardë dollarë në muajin prill por nuk arriti ta realizonte atë.

”Qëllimi nuk u arrit për shkak të përfshirjes së kompanisë në listën e zezë të tregtisë në SHBA”, tha Eric Xu, presidenti i Huawei ku shtoi se ndikimi i koronavirusit në biznes “mbetet i paqartë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb