Beteja e gjatë me koronavirusin është vetëm në fillim dhe rinisja e kampionateve është një pikëpyetje e madhe, sikundër dhe dita e fundit e tij. Arsyetohet vetëm me hipoteza, por nëse sezoni do të zgjatej përtej 30 qershorit, atëherë do të kishte jo pak probleme sa u takon skuadrave me lojtarët që janë në skadencë kontrate, me ata që janë në huazim ose me ata që kanë të drejtën e blerjes. Duhet patjetër një ristrukturim dhe Serie A po mendon të bëjë një përjashtim.

Situata që vë në pikëpyetje të ardhmen e mbi 100 lojtarëve të Serie A, është e veccantë dhe kërkon zgjidhje, që mund të shohë një zgjatje të huazimeve, parë situatat e jashtëzakonshme. Një zgjidhje që duhet të gjejë dakordësinë e shumë kampionateve, të cilat nga ana e tyre presin se ccfarë do të vendosin federatat dhe UEFA ditën e martë, me shpresën që futbolli të mos ndalet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb