Hudhra është përdorur për të trajtuar sëmundje të ndryshme prej vitesh. Shkencëtarët kanë vërtetuar se konsumimi i hudhrës sjell shumë përfitime shëndetësore.

Në një studim tregohet se një person që e përdor ul rrezikun për tu prekur nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe nga diabeti i tipit 2.

Studiuesit nga Universtiteti i Nottinghamti kanë zbuluar se është e rëndësishme të dihet se sa e shëndetshme është hudhra bazuar në mënyrën se si krijohet dhe konsumohet.

Udhëheqësi i tyre, Dr. Peter Rose shpjegoi se përzierja e rezultateve bazohej tek grupi i madh i përbërësve që gjenden në hudhër, kryesisht ato sulfurike.

Ka mënyra të ndryshme si nxjerra e vajit duke e shtypur ose duke e fermentuar në alkool. Kjo mund të shpjegojë rezultatet e ndryshme në efektet shëndetësore, edhe pse mbetet mister se cila metodë e konsumimit është më e dobishmja.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: