Sulmuesi brazilian i Tiranës është divorcuar për herë të dytë me bardheblutë dhe këtë herë përfundimisht. Zyrtarisht burime pranë klubit bëjnë me dije se motivi i largimit është forma e tij jo e mirë dhe problemet që ka pasur me gjurin, shkruan Panorama Sport.

Sipas klubit nëse atij do i rishfaqeshin problemet me gjurin, atëherë klubit i lind e drejta për të prishur kontratën. Gjithsesi, nuk përjashtohen edhe motive të tjera për këtë divorc.

Lojtari për asnjë moment nuk e bindi plotësisht stafin e Tiranës, ndërkohë që përflitej se kishte edhe probleme me ambientimin në kryeqytetin shqiptar.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: