Finalja e Conference League po afron dhe në Shqipëri po merren masat për ndeshjen e 25 majit në Air Albania mes Romës dhe Feynoord. Përderisa bëhet fjalë për një ndeshje tejet të rëndësishme, sfida më e madhe është edhe ajo e tifozëve, ku nevojitet një menaxhim i mirë i situatës, që kjo e fundit të mos dalë jashtë kontrolli. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se do ketë bashkëpunim me policinë e Roterdamit dhe të Romës, për të ndaluar veprimet e pakëndshme apo dhunën e lojtarit të 12-të.

A keni patur informacione nga autoritetet italiane apo holandeze në lidhje me tifozë të dhunshëm të cilët mund të vijë në Shqipëri? Dhe nëse po, si do të veprohet me ta ? Do të ndalohen në aeroport apo do të mbahen në vëzhgim?

“Ne kemi kohë që punojmë në bashkëpunim me policinë, qoftë të Roterdamit, qoftë të Romës. Na janë bashkuar këto ditë ekipe dhe nga Roterdami, dhe nga Roma, të policisë së tyre, në mënyrë që të koordinojmë të gjithë veprimet për të parandaluar [do situatë të pakëndshme.
Sigurisht ne nuk mund të ndalojmë njerëz të hyjnë në Shqipëri dhe të vijnë të shijojnë, por do marrim masa që të parandalojmë çdo akt dhune apo çdo nxitës dhune, në mënyrë që mos të degradojë pastaj në probleme të tjera që i kemi parë në të gjithë finalet në Europë apo në botë edhe ndodhin situata të tilla. Pra kemi marrë të gjitha masat për ta parandaluar këtë gjë. E thashë, pjesë të ekipit tonë janë edhe përfaqësues të policisë qoftë të Roterdamit, qoftë të Romës” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb