SHBA – Luftëtari amerikan i Wrestling, Hulk Hogan është përjashtuar nga federata e Wrestling, pas zbulimit të një regjistrimi ku ai ofendon të dashurin me ngjyrë të vajzës së tij. Në fakt bëhet fjalë për një bisedë të regjistruar rreth 8 vjet më parë, ku Hulk Hogan i shprehte të dashurës së tij Heather Clem pakënaqësinë për lidhjen e së bijës Brooke me një djalë me ngjyrë. Ai dëgjohet teksa përmend disa herë fjalën “nigger”, e cila konsiderohet si frazë raciste në SHBA.
62-vjeçari ka kërkuar ndjesë për frazat raciste, por nuk ka mundur të shmangë penalizmin nga ana e federatës World Wrestling Entertainment (Wwe).
“Tetë vjet më parë kam përdorur një gjuhë fyese gjatë një bisede. Unë nuk jam kështu. Mendoj se çdo njeri është i rëndësishëm dhe nuk duhet trajtuar në mënyrë të ndryshme pavarësisht seksit, racës apo orientimit fetar. Jam i zhgënjyer nga vetja.”- është shprehur luftëtari Hogan.
Pas vendimit për përjashtimin e tij nga federata, 62-vjeçari ka reaguar në profilin e tij në “Twitter”: “Në mes të stuhisë e lëshoj drejtimin. Zoti dhe Universi do të më drejtojnë ku ata do duan që unë të jem.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: