Një hulumtim ka zbuluar se njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri në 150 vjet.

Studimi, që shqyrton marrëdhënien mes plakjes dhe përballimit të stresit, u publikua në revistën Nature Communications, shkroi gazeta The Hill.

Në kuadër të hulumtimit, pjesëmarrësve u janë bërë matje të rezistencës kundër stresit duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga aplikacionet e telefonave të mençur dhe të dhënat mjekësore të vullnetarëve nga Britania dhe SHBA-ja.

Shkencëtarët nënvizuan se tek ata që iu nënshtruan studimit është vërejtur rënie në aftësinë e përmirësimit teksa mosha përparon.

Si rezultat i hulumtimit njoftohet se njerëzit mund të jetojnë jo më shumë se 120 deri 150 vjeç.

Lideri i studimit, Timothy V. Pyrkov, ka thënë se sa më shumë përparon plakja, aq më shumë zgjatet koha që nevojitet për shërimin e sëmundjeve.

Në studim u tërhoq vëmendja se edhe pjesëmarrësit më të shëndetshëm kanë të njëjtat kritere themelore të plakjes dhe se është zbuluar që një jetë e gjatë e shëndetshme nuk është e mundur duke parandaluar ose trajtuar sëmundjet.

Edhe Andrei Gudkov, shkencëtari që ka kontribuar në hulumtim, ka theksuar se nëse nuk zhvillohen trajtimet e drejta për të vonuar plakjen, parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve të lidhura me moshën nuk mund të ndryshojë jetëgjatësinë maksimale.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb