Dhjetëra mijëra fëmijë në SHBA kanë mbetur pa prindër apo kujdestarë për shkak të COVID-19, thuhet në një hulumtim të realizuar së fundmi, duke theksuar se kjo po ndodh si pasojë e pandemisë e coronavirusit për të cilën do të ndjehet më shumë gjatë viteve të ardhshme.

Hulumtimi i publikuar nga revista mjekësore Pediatrics, është bazuar në një spektër të gjerë të dhënash lidhur me lindjen, vdekjen…, ku është vlerësuar që 129.630 fëmijë kanë humbur njërin nga prindërit për shkak të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Siq raporton NBC News, 22.007 tjerë kanë humbur njeriun që është kujdesur për ta siç është gjyshja apo gjyshi, me të cilët jetonin në të njëjtën shtëpi.

“Kur humbni prindin apo dikë tjetër të familjes, keni nevojë për ndihmë derisa të mbushni 18 apo 24 vjet. Shfaqen problemet që do të zgjasin me vite”, ka thënë Suzan Hillis nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Me të pajtohet edhe pediatri Richard Besser, i cili theksoi se fëmijët që humbin prindërit rrezikohen nga problemet tjera serioze siç janë ato me ndërrimin e shkollës. Rreth një e katërta e fëmijëve amerikanë jetojnë me njërin prind, thuhet ndër tjera në të dhënat e publikuara.

Në studim janë përfshirë të dhënat nga prilli i vitit të kaluar deri në fund të qershorit të këtij viti, pikërisht kur varianti i ri i coronavirusit Delta filloi të shkakton probleme të mëdha nëpër botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb