Grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik në verilindje të Sirisë ka përdorur një grykë si vend për hedhjen e trupave të njerëzve që më parë i kishte rrëmbyer ose ndaluar, bën të ditur organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) në një raport të lëshuar të hënën.

Një hetim i HRW ka nxjerr në pah nevojën që autoritetet të sigurojnë vendin, për të hequr mbetjet njerëzore dhe për të ruajtur provat për procedurat penale kundër vrasësve.

Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik kontrolloi territorin rreth grykën së Al-Hota-s, 85 kilometra në veri të qytetit Raka nga viti 2013 deri në 2015. Në Siri, janë gjetur më shumë se 20 varreza masive në të cilat ishin me mijëra trupa të njerëzve, të gjitha këto në zonat që dikur kontrolloheshin nga militantët e IS-it.
Në hetimin e Human Rights Watch për Al-Hotan janë përfshirë intervista me banorë të zonës, si dhe një përmbledhje e videove të xhiruara nga IS-i, analiza të imazheve satelitore dhe imazhe të dronit i cili kishte fluturuar në këtë grykë.

“Gryka e Al-Hota, dikur një vend i bukur natyror, është bërë një vend i tmerrit,” tha Sara Kayyali, nga Human Rights Watch.

“Ekspozimi i asaj që ndodhi atje, dhe në varret e tjera masive në Siri, është thelbësore për të përcaktuar atë që ndodhi me mijëra njerëz që ekzekutoi IS-i si dhe mbajtja në përgjegjësi e vrasësve”, tha ajo.

Zona përreth Al-Hotas aktualisht kontrollohet nga Ushtria Kombëtare Siriane e mbështetur nga Turqia, ndërsa qyteti i Rakas mbetet nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb