Një tjetër person me COVID-19 në Kosovë ka humbur jetën. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka njoftuar se pas 29 rasteve të reja, në Gjilan gjithsej janë prekur 434 qytetarë nga COVID-19, 268 janë shëruar, 152 raste janë aktive, ndërkaq 14 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Haziri ka njoftuar se nga sot, Komiteti i Emergjencave e ka ngritur shkallën nga niveli i mesëm drejt rrezikut të përgjithshëm. “Gjilani është në prag të shkuarjes në masa të ashpra të menaxhimit së situatës së parandalimit të COVID-19. Unë ju falënderoj për solidaritet, por infeksioni tregon se është i pamëshirshëm. Ne nuk mund të luftojmë ndryshe, pos duke e ruajtur distancën, duke e i përdorur maskat dhe duke kufizuar lëvizjet. Sot, jo vetëm Kosova, por edhe Gjilani e ka numrin rekord të të infektuarve me COVID-19. Unë apeloj nga të gjithë ata që konfirmohen pozitivë që t’i respektoj rregullat strikt, të mos lëvizin dhe të qëndrojë në vetizolim. E dyta, çdo lëvizje e personave asimptomatikë, por që e bartin virusin, është ‘bombë në ecje’ dhe infeksioni potencial për të tjerët është rrezik dhe kërcënim për shëndetin publik”, ka thënë Haziri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: