TIRANË

Ka ndërruar jetë te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” aktori i njohur, Guljelm Radoja. Aktori ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19 në moshën 75-vjeçare.

Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë, por gjendja e tij shëndetësore ishte tejet e rënduar. Pas disa javësh i shtruar në Spitalin e Durrësit, Radoja ishte sjellë te “Shefqet Ndroqi”, pak ditë më parë, ku ndodhej në intubim.

Miqtë e tij treguan per News24 se kur filloi procesi i vaksinimit në Universitetin e Arteve dhe ai u thirr pëer t’u vaksinuar, fatkeqësisht aktori kishte disa ditë i prekur nga Covid 19.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në mbi 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb