Vdes në një aksident rrugor aktori dhe komediani Leslie Jordan. Aktori ishte 67-vjeç.

Jordan ishte duke lëvizur me makinë në Hollywood kur dyshohet se pësoi një lloj urgjence mjekësore dhe përplasi makinën e tij në anë të një ndërtese. Fama e Jordan u ngrit në qiell në pandemi kur ai u bë një yll viral i mediave sociale për klipet e tij emocionuese dhe komike. Ai i rriti ndjekësit e tij në Instagram nga 50,000 në 5.9 milionë, ku qëndron aktualisht.
Ylli i “American Horror Story” ishte gjithashtu i njohur për punën e tij në “Will & Grace”, “Hearts Fire” dhe “Call Me Kat”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë gjithë karrierës së tij, Jordan diskutoi çështjet e abuzimit me substancat përpara se të hiqte dorë nga përdorimi i tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: