Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në punë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Trento, në një kantier ndërtimi në Buonarroti. Viktima, sipas mediave italiane është 39-vjeçari Sandër Cerri, banues në Piana Rotaliana

Shqiptari punonte brenda një ish-magazine të braktisur prej vitesh, e cila prej disa ditësh po i nënshtrohet rinovimeve të mëdha.

Mëngjesin e djeshëm Sandër Cerri ka qenë në punë me një koleg, kur ndodhi aksidenti pak para orës 9:45. 39-vjeçari po shembte një prej mureve të brendshme ndarëse të ndërtesës dhe ajo që mbeti nga muri u shemb njëherazi duke e zënë poshtë. E gjatë dhe komplekse puna e shpëtimtarëve dhe zjarrfikësve për ta nxjerrë nga rrënojat. Fatkeqësisht Cerri vdiq disa orë pasi u shtrua në Santa Chiara.

Zona e vendit të ngjarjes tashmë është në dispozicion të autoritetit gjyqësor në rast se nevojiten hetime të tjera, si dhe trupi i 39-vjeçarit mbi të cilin nuk përjashtohet autopsia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb