VELIPOJA

Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën në Velipojë sapo ka hyrë në det.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se 70- vjeçari ka pësuar infarkt në zemër.

Për më tepër mësohet se në Velipojë sezoni turistik është mbyllur më 31 gusht, teksa pritet një ambulancë nga Shkodra për ta marrë trupin e pajetë.

Ndërkohë vetëm 3 javë më parë ndodhi një tragjedi në Velipojë, ku një e mitur me emrin Enisa Doda u mbyt pasi kishte dalë një xhiro me motorskaf me Indrit Bajraktari i cili ka përfunduar në qeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb