Një 63-vjeçar nga Tiranë, me detyrë infermier në Spitalin e Traumës nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19 dhe ka humbur jetën. Pëllumb Maletaj është mes 6 viktimave të raportuara sot nga Ministria e Shëndetësisë e cila deklaroi sot se ai vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Pëllumb Maletaj
Pëllumb Maletaj

“Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi sot MSH.

Ndërkaq burime nga spitali i Traumës thanë për “BW” se infermieri 63-vjeçar nuk është infektuar në spital. Kjo pasi, pavioni ku ai shërbente nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar e as të konfirmuar me COVID 19, qoftë mes stafit por edhe mes pacientëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb