Koronavirusi i merr jetën i inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

38-vjeçari qëndroi rreth 2 javë i shtruar në këtë spital dhe ishte në oksigjenim. Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virus dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë. Të forta kanë qenë reagimet e kolegëve e miqve të Klodianit në rrjetet sociale, ku shprehin jo vetëm dhimbjen e madhe për humbjen e mikut të tyre por edhe ngushëllime familjarëve për këtë largim të parakohshëm nga jeta të Klodianit.

  • foto galeri
  • foto galeri

38-vjeçari nga Tirana, Klodian Shevroja, pasi kishte punuar për disa vite si pjesë e strukturave speciale në Tiranë, u tranferua në Komisariatin e Policisë Kuçovë në Korrik 2016, ku punoi inspektor krimesh deri në muajin prill të këtij viti. Nga muaji prill e në vazhdim, Klodian Shevroja punonte si Specialist në parandalimin e kultivimit të narkotike në Seksionin e Hetimit të Trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb