Humb jetën nga Covid-19 një efektiv i policisë. Sipas burimeve Safet Morina, me detyrë përgjegjës i qarkullimit rrugor në Policinë e Shkodrës nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19.

Ai ndodhej në spital i intubuar dhe nuk ia ka dalë të mposhtë këtë sëmundje. Lajmin e kanë konfirmuar edhe kolegë të tij me mesazhe në rrjetet sociale.

Morina e mbante këtë detyrë prej vitesh. Ai ishte babai i 4 vajzave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb