KLOS – Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierë, ku një 52 vjeçar ka humbur jetën.

BalkanWeb mëson se ai është Angjelosh Shahini, i cili ka gjetur vdekjen pasi i ka shpërthyer mina.

Momenti tragjik  ndodhi teksa ishte duke vendosur lëndën plasëse. Ngjarja ka ndodhur në minierën e Klosit.

Dy ditë më parë, gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme minatori P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: