Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Lushnje. Ngjarja ndodhi në fshatin Moravë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 148 DG, me drejtues shtetasin A.N, 39 vjeç, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Lagështira në rrugë, moti i keq dhe shpejtësia me të cilën ishte duke qarkulluar mjeti në këtë aks, janë bërë shkak për daljen e tij nga rruga. Me gjithë devijimet që ka bërë mjeti në këtë aks, që duken qartë edhe nga shenjat e lëna nga gomat në rrugë si dhe përplasjen që ka ndodhur pas rrëzimit në kanal, drejtuesi i mjeti ka shpëtuar mrekullisht pas asnjë lëndim. Ai ka dalë vetë nga automjeti dhe ka pritur në vendngjarje mbërritjen e ekspertëve të policisë rrugore që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, automjeti ka bërë disa zigzage në rrugë përpara se të përfundonte në kanal, por fatmirësisht rruga ka qenë bosh dhe nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: