Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Policia njofton se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përplasur një çift bashkëshortësh.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se makina ka marrë para pemën, duke e thyer, dhe i është futur “me kokë” stacionit të autobusit, ku ndodhej çifti. Ngjarja ka ndodhur përballë spitalit, ndërsa të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: