FIER-Tragjik ka rezultuar fati i një shpërndarësi picash, i cili ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije shtetasi me inicialet S.M, 58 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta me të cilën shpërndante pica.

Për pasojë i plagosuri ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb