SPANJE

Ndahet nga jeta aktorja e famshme Edith Gonzalez. Pas një lufte të gjatë me kancerin, aktorja meksikane nuk ia doli dot. Gjatë kësaj periudhe ajo gjithmonë ka dashur të tregojë mesazhe force për të mos u mposhtur nga sëmundja.

Edith Gonzalez ishte një nga aktoret më të pëlqyera meksikane, e njohur nga publiku shqiptar për rolin e saj si Salome. 3 vjet më parë ajo u diagnostikua me sëmundjen e rëndë të kancerit në vezore dhe ditën e sotme e ka humbur ‘luftën’, në moshën 54-vjeçare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lajmin e ka konfirmuar mikesha e saj, aktorja Leticia Calderon, në një status në ‘Twitter’ ku shkruante: “Edith, do të na marrë malli për ty. Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo që po ndjen nëna jote në këto momente”.

Gonzalez lindi në Monterrey, Nuevo Leon, Meksike në datën 10 dhjetor 1964. Ajo la pas vajzën 15- vjeçare, Constanza dhe bashkëshortin Lorenzo Lazo, 64 vjeç. Gonzalez njihet për rolet e saj protagonist në shumë telenovela. Ky ka qenë një lajm i hidhur për botën amerikano-latine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb