Ka humbur në rrethana misterioze që prej 27 majit ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Mësohet se humbja e tij ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç. Ai mësohet se kohët e fundit ka punuar në sektorin e anti-trafikut në Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë policinë shqiptare, ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në të dyja anët e kufirit. Rudolf Elezoviç kohët e fundit rezulton të ketë kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë, në bazë edhe të marrëveshjes dypalëshe.

Mësohet se kontaktin e fundit ai e ka pasur me një të afërm të tij, mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur që në afërsi të zonës së Pentarit, në lumin Buna, një person të vijë dhe ta marrë, që ta transportojë me varkë në anën tjetër të Malit të Zi. Që nga ai moment, polici rezulton të ketë humbur çdo kontakt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb